Kërkesa për ngritje të Komisonit të Posaçëm hetimor lidhur me raportin e Dick Martyt është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, njofton Insajderi.
Kjo kërkesë është firmosur nga 18 deputetë të mazhorancës, ndërsa ky komision do të hetojë rolin e politikanëve apo partive politike shqiptarë në raportin e Dick Martyt.
“Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor. Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”, thuhet në kërkesën e PS dorëzuar Kuvendit, shkruan Lapsi.al, transmeton Insajderi.
Në fund të kërkesës thuhet se Komisioni i Posacëm i Kuvendit duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje. /Insajderi.com