Leotrim Syla është vetdorëzuar në polici i akuzuar për një vrasje që ndodhi ditë më parë në Nekovc të Drenasit.
Ai është djali i Shaban Sylës, i dënuar për rastin, “Bllaca 2”.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 është vetëdorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë ajo. /Insajderi.com.