Është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Gradicë të Drenasit, ku një person mbet i vdekur, ndërsa një tjetër u plagos.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
I dyshuari është Xh.B 54-vjeçar.
Të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com