Është dorëzuar në polici Ilir Gjokaj, 28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, S.B., 19-vjeçare dhe plagosjen e babait të saj, S.B., 49-vjeçar.
Gjokaj kreu krimin me kallashnikov dhe nga 30 shtatori ishte fshehur, derisa të hënën është vetëdorëzuar, sjhkruajnë mediat lokale, transmeton Insajderi.com.
Sipas raportit, Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, “nuk do të ketë askënd tjetër në parajsë apo në tokë përveç meje”.
Ai u paraqit para gjyqtarit për kundërvajtje pasi prokurori vlerësoi se nuk kishte elementë të veprës penale në procedurën e tij.
Tani, Prokuroria e Lartë e Shtetit ka urdhëruar hetime që të shqyrtojë veprimet e kolegëve nga Prokuroria e Podgoricë
Ndërkohë, për vrasjen e 19-vjeçares dhjetëra qytetarë kanë protestuar të dielën para ndërtesës së policisë në Tuz të Malësisë.
Protesta u organiza nga shoqatat civile “Lëvizja Zhvillimore e Tuzit” dhe “Qendra për të Drejtat e Grave”./Insajderi.com