Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajza të mërkurën në Prishtinë

Dorëzohet në polici personi që sulmoi tri vajza të mërkurën në Prishtinë

Personi që ka sulmuar të mërkurën tri vajza në rrugën ’Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë është dorëzuar në stacioni policor në Rahovec.

Sipas burimeve të SHQIP.com ai është vetëdorzuar mëngjesin e sotëm, pasi që ai kishte edhe raste të tjera dhe i njëjti kishte urdhëresë për intervistim.

Ndryshe, në rrjetin social Facebook, është publikuar një video ku shihet se si ai ka sulmuar me një shkop tri vajzat.

Në video shihet se njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat, teksa kur nisë të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se kanë identifikuar personin e dyshuar dhe se ai është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar “Lëndim trupor”, hetuesit policorë të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti./Insajderi.com