‘Dorëzohet’ VV – ia japin LDK-së Ministrinë e Punëve të Brendshme

‘Dorëzohet’ VV – ia japin LDK-së Ministrinë e Punëve të Brendshme

Burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Vetëvendosje  dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ndarë ministritë mes veti.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i takojë LDK-së.

Përpos MPB-së, LDK ka zgjedhur edhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë, shkruan Insajderi.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Deri në këtë pikë, për ndarjen e ministrive janë marrë vesh, ndërkohë që ka mbetur pezull edhe Pozita e Presidentit të cilën e ka kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto burime po kanë thënë për Insajderin se edhe në këtë pike pritet që të ketë marrëveshje.

Ekskluzive: Kështu u ndanë ministritë mes LDK-së dhe VV-së