Dosja e çështjes ndaj Gucatit e Haradinajt kalon te trupi gjykues më 30 qershor

Dosja e çështjes ndaj Gucatit e Haradinajt kalon te trupi gjykues më 30 qershor

30 qershori është data paraprake e caktuar për kalimin e dosjes së çështjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, te trupi gjykues, njofton Insajderi.

Kështu ka vendosur gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou.

Lajmi është bërë i ditur nga Dhomat e Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata akuzohen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”. /Insajderi.com