“Down Syndrome Kosova” kërkon nga Qeveria ofrimin e shërbimeve terapeutike

“Down Syndrome Kosova” kërkon nga Qeveria ofrimin e shërbimeve terapeutike

Shoqata “Down Syndrome Kosova”, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës ofrimin e shërbimeve terapeutike, ka hapur fushatën “A po m’sheh” në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Kjo shoqatë e ka filluar fushatën në oborrin e qeverisë me një veprim simbolik duke e gjuajtur një top brenda objektit, si shenjë për të kërkuar marrjen e përgjegjësive për shërbime ndaj personave me nevoja të veçanta.

Udhëheqësja e programit për shërbime në “Down Syndrome Kosova”, Ermira Shabani, ka kërkuar mbështetje nga institucionet për ofrimin e tre shërbimeve terapeutike.

“Sot jemi për ta shënuar Ditën Botërore për Sindrom Down. Kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin tre shërbimeve terapeutike”, ka thënë ajo.

Albion Zeka, zyrtar për ngritje të fondeve, ka thënë se shpreson që Qeveria do t’i marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Shpresojmë që këtë vit shteti të marrë përgjegjësi për këto shërbime. Ai shpreson që qeveria të dëgjojë sepse përmes shënimit të topit drejt qeverisë po kërkojmë që të marrin përgjegjësi për këto shërbime”, deklaroi ai. /Insajderi.com