Down Syndrome Kosova me aktivitete për festat e fundvitit

Down Syndrome Kosova me aktivitete për festat e fundvitit

Foto Nesha në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova kanë organizuar një format të veçantë të fotografimit me Babadimrin për ndërrimin e vitit.

Vullneti i Foto Nesha për të mos kufizuar kontibutin e tyre vetëm me angazhim vullnetar të personave me sindromën Down, nuk mbaron me kaq.

Puna vullnetare me pagesë, dhënja e trenit maskotë si dhuratë për shoqatën tonë dhe vënja e maskotës në ankand janë vetëm disa nga karakteristikat e kësaj ngjarje që po zhvillohet në Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Duke zgjedhur që këtë viti t’i shtoni një kujtim më ndryshe në albumin tuaj të fotove, ju keni rastin të bleni edhe pakot dhuratë të përgatitura me kujdes e dashuri nga Down Syndrome Kosova.

Kontributi juaj, siguron qëndrueshmërinë e shërbimeve tona psiko-sociale për personat me sindromën Down.