
Një i mitur me armë të gjuetisë e ka plagosur një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Glloboqicë të Komunës së Dragashit.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren, tha Osmanollaj. /Insajderi.com