Drecun kërkon reagim nga BE-ja për ‘koalicionin e UÇK-së’

Drecun kërkon reagim nga BE-ja për ‘koalicionin e UÇK-së’

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në një intervistë për RTS-në kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagoj në lidhje me krijimin e koalicionit siç ka thënë ai të listës së UÇK-së, përcjell Insajderi.com

Drecun ka kërkuar unitet të serbëve në Kosovë për shkak të mesazheve agresive politike që vijnë nga Haradinaj. Ai ka thënë më tutje se kandidati për kryeministër Haradinaj, ka potencial për të destabilizuar rajonin.

“Haradinaj vërtet ka potencial për të destabilizuar situatën dhe sugjeron listën e UÇK-së pas zgjedhjeve gjë që është shumë shqetësuese dhe reagim i dobët i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Drecun.

Dreçun thotë se “varësisht nga qëllimi i BE-së, por nëse duan pajtim dhe prosperitet duhet të dërgohet mesazh i fuqishëm për Ramush Haradinajn”./Insajderi.com