
Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, atëherë Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet, transmeton Insajderi.com.
Këto deklarata ai i bëri teksa foli për rezultatin e zgjedhjeve locale të 17 tetorit në Kosovë, ku tha se Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe
“Niveli i lartë i besimit që i është dhënë Listës Serbe, pra edhe Beogradit zyrtar, ka treguar se serbët nuk kanë frikë nga asnjë veprim i dhunshëm i Prishtinës, se në të ardhmen do të jenë të vetmit që do t’i përgjigjen veprimeve të reja të mundshme, dhe kjo është një gjë e mirë për Listën Serbe.
Konfirmoi fuqinë e saj politike dhe mund t’i dalë me një kërkesë Prishtinës që nëse nuk formohet Unioni i Komunave Serbe, së shpejti do të heqë dorë nga pjesëmarrja në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, tha Drecun për RTS./Insajderi.com