Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, tha se pret një aktakuzë të madhe për krime lufte ndaj serbëve, ku më do të gjenden anëtarët më përgjegjës të UÇK-së.
Ai ka thënë se tribunali i krimeve të luftës është i përkushtuar ndaj krimeve të UÇK-së, duke punuar në bazë të raportit të Dick Martyt, dhe se ai pret një aktakuzë të madhe, e cila do të shpallte fajtorë “më përgjegjësit nga ‘grupi kriminal i Drenicës’ Hashim Thaçi, Agim Çeku, Sylejman Selimi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, pastaj është klani i Haradinajt, Fatmir Limaj dhe të tjerë”.
Dreçun tha se pritet të shihet trajtimi i gjithë krimeve nga kjo gjykatë dhe për cilat krime do të gjendet dëshmi e duhur, dhe se do të varemi nga gjykata speciale kur të ngrihen këto akuza, raporton Tanjug.
Por ai ka frikë nga imuniteti i mundshëm politik, dhe kur vjen te Haradinaj, ai ti ikë drejtësisë.
“Çfarë mund të jetë shqetësuese është formimi i një lloj imuniteti politik. Nëse koalicioni i luftës Thaçi, Limaj, Haradinaj formojnë qeverinë, ekziston mundësia që disa shtete të fuqishme të bëjnë presion që këta emra të mos gjenden në padi nën pretekstin që do të mbesin institucionet pa krye dhe do të ketë kaos”, ka theksuar ai. /Insajderi.com