
Deputeti i Kuvendit të Serbisë, nga radhët e partisë së presidentit serb, Milovan Drecun, tha se Prishtina dëshiron të shmangë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai tutje shton se ky vend nuk ka asnjë vullnet të sinqertë për të arritur zgjidhje për problemet më të vështira.
Këto deklarata Drecun i tha në Programin e Parë të Radio Beogradit, transmeton Insajderi.
“Prishtina plotësisht dëshiron të shmangë atë që është thelbi i marrëveshjes së parë të Brukselit, e cila është formimi i Asociacionittë Komunave Serbe, pavarësisht nga fakti se një sjellje e tillë tregon se është një bashkëbisedues jo i besueshëm, një palë që nuk mund të besohet dhe në sjelljen e së cilës duhet të dyshohet gjithmonë “, deklaroi Drecun. /Insajderi.com