Drecun: Problemi më i madh është Albin Kurti

Drecun: Problemi më i madh është Albin Kurti

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun thotë se Prishtina gjithmonë pret momentin e fundit për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve.

Sipas tij , diçka e tillë po ndodh tani, “por që gjëja më e rëndësishme për popullin serb është të respektojë vullnetin e shprehur në zgjedhje, dhe kjo është se Lista Serbe i përfaqëson në të gjitha institucionet, transmeton Klan Kosova.

Drecun i tha televizionit Pink se janë “të lodhshme lojërat” e liderëve shqiptarë dhe se sipas tij “problemi më i madh është Albin Kurti dhe Lëvizja e tij Vetëvendosje e cila dëshiron dy vende kyçe – presidentin dhe kryeministrin”.