Drecun: Projekt-ligji për UÇK po bëhet që të frikësohen dëshmitarët dhe serbet

Drecun: Projekt-ligji për UÇK po bëhet që të frikësohen dëshmitarët dhe serbet

Kryetari i të ashtuquajturit “Komisionit për Kosovën” në Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, vlerësoi se qëllimi i ligjit për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është me qëllim që të pengohet kundërshtimi i UÇK- dhe kjo sipas tij do të sjellë frikë.

Ai i tha TV Prva, se projektligji udhëzoi dëshmitarët e mundshëm në Gjykatën Speciale të mos flasin negativisht kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe as populli serb të mos e bëjë këtë, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Ky projekt-ligj është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, por në seancën e fundit nuk ka arritur të hidhet në votim për shkak të mungesës së korumit.

Disa deptuetë kanë shprehur pakënaqësi më mënyrën sesi është përpiluar ky projekt-ligj.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, e kanë parë një dispozitë të tillë ligjore si cenim të fjalës së lirë dhe pengesë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, raporton Insajderi.

Projekt-ligji për vlerat e UÇK synon t’i ruajë dhe promovojë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas deputeteve të PDK-së.
Në Serbi një ligj i tillë po shihet vetëm si ‘frikësim” për serbët e Kosovës. /Insajderi.com/