Drecun: Vendim i çmendur i Prishtinës i cili tregon pafuqi

Drecun: Vendim i çmendur i Prishtinës i cili tregon pafuqi

Kryetari i këshillit të kuvendit serb për Kosovë Milovan Drecun ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisës së Kosovës t’i rrisë taksat për prodhimet serbe në 100 për qind është një çmenduri dhe veprim plotësisht i panevojshëm, i cili tregon se sa e pafuqishme është Kosova.

Ai gjithashtu ka thënë se këtë veprim të Prishtinës nuk duhet shikuar si të izoluar dhe ka shpjeguar se shqiptarët në Prishtinë e kanë shfrytëzuar si shkak për rritje të taksave atë që nuk janë anëtare e Interpolit.

“Ata e kanë shfrytëzuar këtë pakënaqësi të vazhdojnë me përkeqësim të marrëdhënieve me Beogradin dhe përkeqësim të komunikimit me Beogradin dhe me popullin serb në Kosovë”, ka thënë Drecun për televizionin serb TV Pink.