Drecuni e quan “qëllimmirë” deklaratën e Vuçiqit për “konflikt”

Drecuni e quan “qëllimmirë” deklaratën e Vuçiqit për “konflikt”

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se ishte “paralajmërim qëllimmirë”, deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, atëherë konflikti i ngrirë mund të shkrihet e të çojë në konflikt të armatosur sikurse mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, transmeton Insajderi.

“Për sa i përket paralajmërimit qëllimmirë, se nuk duhet mbajtur situata në Kosovë në gjendjen e një konflikti të ngrirë, se më mirë është që të flitet për të dhe të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi, mendoj se kjo është shumë pozitive dhe nuk meriton reagime negative nga ana e shqiptarëve”, ka thënë Drecun për televizionin serb ‘Pink’.

Ai tutje shtoi se pala kosovare s’e ka për qëllim që seriozisht të merret me zgjidhjen “e problemit të Kosovës”.

“Për sa i përket paralajmërimit qëllimmirë, se nuk duhet mbajtur situata në Kosovë në gjendjen e një konflikti të ngrirë, se më mirë është që të flitet për të dhe të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi, mendoj se kjo është shumë pozitive dhe nuk meriton reagime negative nga ana e shqiptarëve”, shtoi Drecuni.

Ai tha se NATO-ja dhe pjesa tjetër e pranisë ndërkombëtare në Kosovë duhet të reagojnë dhe të zvogëlojë “kërcënimin nga radikalët islamikë” dhe të “merren me krimin e organizuar” sepse, sipas tij, “krerët e atyre grupeve të organizuara kriminale janë kryesisht kriminelë lufte nga të cilët disa tani janë në burg, e disa janë politikanë”.

“Këtu ka vërtet vend për reagim, veçanërisht në ngritjen e nivelit të sigurisë ndaj popullit serb në Kosovë e Metohi, që t’i mundësohet të jetojë në kushte normale, të mund të ketë perspektivë ekonomike”, deklaroi Drecun. /Insajderi.com