Drejtori i Doganës: Çdo vit në Kosovë hyjnë rreth 60 mijë telefona të mençur

Drejtori i Doganës: Çdo vit në Kosovë hyjnë rreth 60 mijë telefona të mençur

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka zbuluar numrin e telefonave të mençur që hyjnë çdo vit në vend.

 

Berisha ka thënë në “Puls” të KTV-së se ka treguar se diku 60 mijë telefona të mençur ose mobilë doganohen në Kosovë brenda një viti.

“Është sfidë kontrabanda me telefona, sepse janë shumë të vegjël e barten lehtë dhe kushtojnë shtrenjtë”, ka thënë ai.

“Por, për t’u kontrolluar kjo fushë duhet qasje më gjithpërfshirëse edhe pse kemi kërkuar nga operatorët mos t’i aktivizojnë pa e pas taksën doganore të paguar por sipas tyre duhet ndryshuar legjislacionin”, është shprehur Berisha. /Insajderi.com