Drejtori i AKI-së raporton për hapjen e kasafortës në Presidencë

Drejtori i AKI-së raporton për hapjen e kasafortës në Presidencë

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë, transmeton Insajderi.

Ndërsa, temë temë diskutimi pritet të jetë edhe çështja e sigurisë kombëtare.

Raportimi i shefit të AKI-së po zhvillohet me dyer të mbyllura për medie.

Me ndihmën e IT-së, Presidencës po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara.

Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës.

Pas përfundimit raportimit nga Gashi, pritet që kryetari i Komisionit, Fatmir Xhelili, të deklarohet për medie.

Gashi ishte ftuar javë më parë për intervistim nga deputetët, por nuk kishte zgjatur shumë. /Insajderi.com