Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas, Tafil Halilaj ende e ka sfidë drejtshkrimin në gjuhën shqipe, edhe pse mban pozitën më të lartë të arsimit në Komunën e Drenasit.
Mangësitë dhe gabimet drejtshkrimore të Halilajt janë vënë re në mirënjohjet që ai ka ndarë për mësimdhënësit në Komunën e Drenasit.
Në dy mirënjohje që ka ndarë për dy mësimdhënës të Komunës së Drenasit, drejtori i Drejtorisë Komunale të Drenasit ka shkruar disa fjalë me gabime drejtshkrimore.
Halilaj kishte shkruar “Masrit” në vend të “Marsit”, dhe “shumëvjeqarë” në vend se ta shkruante “shumëvjeçar”, raporton Insajderi.