Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka komentuar vjedhjen e kasafortës me peshë 300 kg në objektin e kësaj agjencie.
AI tha se akti i vjedhjes ka ndodhur nga ora 00:00 e deri në ora 04:00, njofton Insajderi.
“Pra gjatë natës së kaluar ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Policia ka hyrë thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme dhe s mund të themi më tepër se çdo hetim i policisë atëherë mund të ndikojmë më tepër. Nuk mundem me dhënë ndonjë informatë që për shkak se është nën hetim të policisë kështu që s’mundeni me thënë asgjë”.
Krasniqi tha se së shpejti do të publikohet raporti i Policisë së Kosovës për më shumë detaje.
“Besoj se shpejtë do ta keni raportin e policisë, ne s’merremi me anën e detajeve. Me siguri do të merrni informatën shpejtë nga hetimet e policisë, sepse çdo informatë mund të dëmtojë këtë hetim. Ka qenë hyrje e paautorizuar dhe policia po merret me rastin”, theksoi ai. /Insajderi.com