Drejtori i Emergjencës në QKUK infektohet me COVID-19

Drejtori i Emergjencës në QKUK infektohet me COVID-19

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Lenjani ka treguar se përveç tij, pozitiv kanë rezultuar edhe gruaja e tij dhe një nga fëmijët.

Lajmin Lenjani e ka bërë të ditur në emisionin “Info Pandemia” në televizionin publik të Kosovës./Insajderi.com