Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë-Hotit: 10 mijë euro borxh ia keni komunës

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë-Hotit: 10 mijë euro borxh ia keni komunës

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, duke publikuar një postim të këtij të fundit, ku kishte bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19, njofton Insajderi.

Me këtë rast, Tahiri ia ka kujtuar Hotit fushtën zgjedhore ku Lidhja Demorkatike e Kosovës, pjesë e së cilës është Hoti, kishte shkelur pikërisht këto masa dhe për këtë shkak ishte dënuar me 10 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se disa nga gjobat janë proceduar për mbarim, ndërsa ka shtuar se “tjerat më mirë e më lirë paguani me kohë”.

“Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo paragrafin tënd të dytë). Ps. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë…”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com

Po a?
Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo…

Posted by Adonis Tahiri on Friday, February 26, 2021