Njohësi i çështjeve ekonomike në vend njëherësh edhe drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, ka kërkuar të dijë pse në Programin Legjislativ të qeverisë nuk është përfshirë Projektligji për automjetet, i cili parasheh largimin e homologimit, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Demi thotë se ky projektligj është i gatshëm nga nga tetori i vitit 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të votohet, por që nuk kishte votat e mjaftueshme, ndërsa sot kur i kanë votat, një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Derisa në shkrimin e tij ai pyeti nëse LVV po dëshiron të mbajë homologimin, mori përgjigje nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Në po të njëjtin postim, Murati iu përgjigj duke i komentuar “Është nismë ligjore e Kuvendit, tashmë në proces”. /Insajderi.com