Drejtori i Krimeve Ekonomike: Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve

Drejtori i Krimeve Ekonomike: Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve

Vlera e parave të cilat janë sekuestruar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në disa qytete të ndryshme është 400 mijë euro, njofton Insajderi.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti, në konferencë për media ka njoftuar paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarave për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, theksoi Sahiti.

Ndërsa, në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë. /Insajderi.com