Drejtori i krimeve Ekonomike pranon se ka lidhje familjare me hetuesin që u arrestua mbrëmë

Drejtori i krimeve Ekonomike pranon se ka lidhje familjare me hetuesin që u arrestua mbrëmë

Bashkim Spahiu, drejtori i Krimeve Ekonomike në të gjithë Kosovën, ka pranuar se ka lidhje të afërta me të arrestuarin e mbrëmshëm nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Spahiu dhe Lavdim Osmani, shef i krimeve Ekonomike të Prishtinës janë tezak, raporton Gazeta Insajderi.

“Me të arrestuarin e IPK-së kam një relacion familjarë. Do të thotë jemi tezak. E për më shumë nuk isha lëshu që të komentoj”, ka thënë Spahiu.

Inspektorati Policorë, mbrëmë e kapi në flagrancë Lavdim Osmanin, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, duke marrë mbi 1 mijë euro nga një qytetar, i cili po ashtu u arrestua.

Gazeta Insajderi ka mësuar se Osmani si krye hetues i Prishtinës ka qenë udhëheqësi i një grupi të policisë, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Ai dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave. /Insajderi.com

Hetuesit e Rashit Qalajt në ndjekje të parave – Rastet që tronditën Policinë e Kosovës