
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha takoj dje Shefin e Task Force Kundër narkotikëve tek të rinjët dhe sigurinë në shkolla, z. Avdullah Hasani, me ç’rast u bisedua për aktivitetet e task forcës dhe sigurinë e aviacionit civil në vendin tonë.
Drejtori Berisha, theksoi se me normalizimin e hapësirës ajrore do të krijohen kushte për zhvillim të aktiviteteve të aviacionit të përgjithshëm, prandaj nevojitet bashkërendim i institucioneve të sigurisë në kontrollin e hapësirës ajrore dhe të infrastrukturës së aviacionit.