Drejtori i Policisë në Tiranë, Lorenc Panganika tha se kanë ndërhyrë në protestën e thirrur nga Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike, për shkak të kërkesës me telefon nga drejtuesit e PD-së, përcjell Insajderi.com.
Në një adresim për media, ai tha se deri më tash janë lënduar një protestues dhe një punonjës policie.
Nuk e kemi transportuar. Një punonjës policie dhe një qytetar janë të lënduar lehtë. Nuk e di kush e ka hedhur gazin. Do ta verifikojmë. Hyjmë në momentin kur e pamë që rrezikohet jeta. Pati një kërkesë nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike me anë të telefonit. Rrezikohej jeta e çdo qytetari. Situata do qetësohet. Ne do të kryejmë veprimet e duhura dhe pastaj do të largohemi”, tha ai.
Ndërkaq, Policia ka shpallur skenë krimi selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, duke vendosur kështu shiritat e verdhë në ambientet e jashtme.
Pas ndërhyrjes së Policisë janë larguar protestuesit të cilët janë drejtuar drejt Kryeministrisë, të prirë edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha./Insajderi.com