Drejtori i Policisë shkon në Istog, aty ku vdiqën dy persona

Drejtori i Policisë shkon në Istog, aty ku vdiqën dy persona

Pas ngjarjes që ndodhi në Istog, ku i vdekur përveç të dyshuarit për grabitje ka mbetur edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm, Rashit Qalaj ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Lajmi se Qalaj ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes si dhe në spitalin rajonal të Pejës e ka konfirmuar Xhevat Ibraj – zëdhënës i PK-së në rajonin e Pejës.

“Unë mund të konfirmojë që Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka ardhur në vendin e ngjarjes si dhe ka shkuar edhe në spitalin rajonal në Pejë”, ka deklaruar Ibraj për Insajderin.

Më herët për Insajderin mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e policit të Kosovës.

Ka thënë se polici ka shkuar në spital pa shenja jete. Ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë.

“Polici ka ardhur pa shenja jete, pavarësisht se kemi qenë të informuar pesë minuta para se me ardhur viktimë. Ne i kemi marrë të gjitha masat, por fatkeqësisht nuk kemi mundur të bëjmë asgjë më shumë. Ka pasur gjakderdhje të madhe gjatë rrugës dhe fatkeqësisht ka ardhur pa shenja jete”, ka deklaruar Berisha për Insajderin.