Drejtori i QKMF-së në Lipjan arsyeton mjekët që e lanë të moshurën e sëmurë të pirste

Drejtori i QKMF-së në Lipjan arsyeton mjekët që e lanë të moshurën e sëmurë të pirste

Agim Krasniqi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Lipjan, ka reaguar pas publikimit të një video, ku shihet një e moshuar e sëmurë duke pritur doktorët, që ta kontrollojnë, derisa ata stafi mjekësor kishin filluar pauzën me herët.

Krasniqi ka arsyetuar kolegët e tij duke thënë se ata kanë qenë në kohë të rregullt të pauzës dhe ka hedhur fajin tek qytetari, ku thotë se nuk është lajmëruar në recepsion fillimisht.

“Mjeku ka qenë në kohën e rregullt të pauzës, Qytetari nuk është lajmëruar fare në recepcionin e QKMF-së, i cili është obligim i çdo pacienti të lajmërohet në sportel dhe pastaj të orientohet te mjeku ku do të marr shërbimin, Infermieret kanë qenë në vendin e tyre të punës dhe me mirësjellje dhe pa asnjë paragjykim i kanë ofruar shërbimin e kërkuar shëndetësor duke e përcjell pacientin deri te ordinance e mjekut ku ka marr shërbimin e kërkuar. E gjitha kjo është e vërtetuar nga kamerat e sigurisë në institucionin e QKMF-së”, ka shkruar Krasniqi.

Një qytetar me emrin Mejda Sopjani ka postuar një video, ku tregon se doktorët nuk po i japin trajtimin e duhur nënës së tij. Ai ka akuzuar mjekët se kanë filluar pauzën 30 minuta më herët. /Insajderi.com

Shok e dashamir Erdha npushim Nkosov edhe e pata pa qef Nanen edhe e qova Ne shtepi e shendetit ne Lipjan Gjys ore maheret e kan bo pausen se sa osht me rregullore Veq kqyrne Videon Se si osht tu u punuar ne spitalet tona ne Kosov Ju lutem te gjithve qe ta shperndajn kete Video Qe ne te nderr marrum masa Veq na Mujna me nreq kit Shtet 😢😢😞@gazetaexpres @Zeri @KTV @RTK

Gepostet von Mejda Sopjani am Dienstag, 21. Januar 2020