Drejtori i shkarkuar i ATK-së i befasuar me vendimin e Hotit

Drejtori i shkarkuar i ATK-së i befasuar me vendimin e Hotit

Për mua është lajm befasues, për shkak se nuk kam pasur asnjë takim as me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe as me kryeministrin Avdullah Hoti, për të diskutuar për këto tema”.

Kanë qenë fjalët e drejtorit tashmë të shkarkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Ai është shkarkuar të premten me vendim të Qeverisë Hoti, njofton Insajderi.

Ai për REL, tha se Bashkimi Evropian ka vlerësuar “reformat ne ATK”.

“Bashkimi Evropian në raportin për Kosovën, të publikuar ditë më parë, “ka vlerësuar reformat në ATK, si reformimin e strukturës organizative, përmirësimin e proceseve për menaxhimin e mbledhjes së borxheve, si dhe trajtimin e sektorëve me rrisk të lartë”.  /Insajderi.com