Drejtori i Telekomit ka një kërkesë për deputetët: Ka ardh koha të marr mbështetje shtetërore

Drejtori i Telekomit ka një kërkesë për deputetët: Ka ardh koha të marr mbështetje shtetërore

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka kërkaur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët në një seancë të jashtëzakonshme janë duke diskutuar për gjendjen në këtë ndërmarrje ka kërkuar që të arrijnë një debat konstruktiv.

Përmes një njoftimi Istrefi ka shkruar se është i bindur se të gjithë se bashku mund të gjejnë një zgjidhje të duhur për Telekomin e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

“Meqenëse sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ftoj të gjithë deputetët që të arrijnë të zhvillojnë debat konstruktiv dhe të reflektojnë pozitivisht rreth gjendjes në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, dhe jam poashtu i bindur se të gjithë së bashku do të mund të gjejmë zgjidhjen e duhur për problemet e grumbulluara, duke u fokusuar racionalisht në strategjinë e daljes”, ka thënë Istrefi.

Istrefi ka thënë se ka njoftuar institucionet e po ashtu edhe kryeministrin e vendit për situatën në Telekom dhe mundësisë së arritjes së një qëndrueshmërie dhe stabiliteti financiar.

“Gjatë këtyre ditëve i kam informuar të gjitha institucionet e vendit, përfshirë Kryeministrin Haradinaj, MZHE-në, Komisionin Hetimor Parlamentar dhe deputetë të partive të ndryshme politike rreth situatës aktuale në Telekomin e Kosovës dhe mundësisë së arritjes së një qëndrueshmërie dhe stabiliteti financiar”, ka thënë Istrefi.

Në fund ai është shprehur se “ Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore, pasi që është aset strategjik nacional”. /Insajderi.com