Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismajli, ka thënë se buxheti i Kosovës është i sigurt pas vjedhjes së dy milionë eurove, njofton Insajderi.
Ismaili në emisionin Rubikon, ka thënë set rasti i vjedhjes së 2 milionë eurove ka qenë shok për të gjithë, pasi nuk kishte të bënte me sulm të jashtëm kibernetik, por ka qenë kryekëput keqpërdorim i zyrtarëve që kanë pas qasje në sistem, njofton Klan Kosova.
“Ky si veprim është i izoluar. Ne jemi siguruar që një veprim i tillë nuk mund të ndodhë më dhe buxheti i Kosovës është i sigurt”.
“Në baza ditore kemi nga 4 apo 5 mijë pagesa dhe ka raste ku shkon deri në 100 mijë. Në këto procese ka një sërë veprimesh dhe kontrollash. Rasti në fjalë është i një natyre krejt të paparashikueshme. Rasti në fjalë, sipas të dhënave, del që janë keqpërdorur këto të drejta dhe kjo duhet të rishikohet”.
Ismajli tutje ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen rreth këtij rasti sepse Kosovës i kushton shumë në arenën ndërkombëtare.
“Duhet të rezervohemi nga kualifikimet për momentin, sepse ky rast i ka bërë një dëm të madh në arenën e jashtme. Kjo përpjekja gjithçka me baltosë është e dëmshme dhe është mirë që të përmbahemi”./Insajderi.com