fbpx

Dreka dhe kafja që i bashkoi Ahmetin dhe Abrashin në ditën e zgjedhjeve

Dreka dhe kafja që i bashkoi Ahmetin dhe Abrashin në ditën e zgjedhjeve

Dy kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrash u bënë bashkë rastësisht në njërin prej lokaleve në qendër të Prishtinës, shkruan Ahmeti.

Ahmeti kishte dal ta shijonte drekën e Abrashi kafen e qmalljes me ish-kandidatin e AAK-së për Prishtinë Arber Vllahiun.

Abrashi në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm, ndërsa ka thënë se gjithsesi ka pasur  një përshëndetje mes tyre.

“U përshëndetëm normal Arbër Vllahiu ka qenë në Bruksel dhe dolëm me pi një kafe”.

Ndërkaq, edhe Ahmeti ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm.

“Na njihemi me të qe një kohë të gjatë  dhe ne folëm si çdo herë tjetër, kjo është krejt normale sepse është një garë elektorale, dhe është krejt normale”, ka thënë Ahmeti./Insajdeiri.com