Drenas: E gjen vëllain të varur në pyll

Drenas: E gjen vëllain të varur në pyll

Një person është gjetur i varur në pyll mëngjesin e së dielës në Drenas, njofton Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur nga vëllai i tij rreth dy kilometra larg shtëpisë.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com