Drenas: Rekruton në punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet i dyshuari

Drenas: Rekruton në punë të detyrueshme tre të mitur, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmë në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se ka rektrutuar për punë të detyrueshme tre viktima, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku ky rast është cilësuar si “Trafikim me qenje njerëzore”.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Drenas 17.10.2020-21:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj  kosovar. Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërg0het në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com