Pas një aksidenti në Korroticë të ulët në Drenas, dy gra kanë përfunduar me humbje të jetës.
Bëhet fjalë për L.P, 45 vjeçare dhe Q.TH, 26 vjeçare.
Lajmin per Gazetën Online Insajderi, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.
Përpos dy viktimave, sipas Policisë janë edhe katër persona të lënduar nga ky aksident.
Aksidenti i së dielës rreth orës 16:00 kishte përfshirë dy automjete në lëvizje. /Insajderi.com