Drenasi gati për ndërtimin e stadiumit – qeveria e quan gënjeshtër të kulluar

Drenasi gati për ndërtimin e stadiumit – qeveria e quan gënjeshtër të kulluar

Gjithçka mbetet e paqartë nëse Stadiumi i Olimpik i Kosovës do të ndërtohet në Drenas apo në Bërnicë të Poshtme siç ishte përcaktuar kohë më parë.

Ditëve të fundit ka pasur paqartësi të mëdha se ku do të ndërtohet stadiumi i ri i Kosovës, të gjitha këto paqartësi janë shtuar pas deklarimeve të kryetarit të kuvendit, Kadri Veselit, kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, këshilltarit të Haradinajt, Avni Arifi dhe zyrtarëve të FFK-së.

Përderisa Lladrovci kishte vizituar ditë më parë vendin në Drenas ku sipas tij do të ndërtohet stadiumi, Veseli sot ka thënë se ai ka marrë mbështetje nga Hungaria për ndërtimin e stadiumit në Drenas.

“Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë”, ka shkruar Veseli.

Kjo i bie se stadiumi do të nderohet në Drenas, ndërsa në Bërnicë nuk do të ketë stadium. Por se është ndërruar lokacioni i ndërtimit të stadiumit nuk din asgjë FFK-ja.

“Ne nuk dimë asgjë për këtë punë. Vendi është caktuar kohë më parë nga Qeveria e mëparshme. Është nda edhe toka që tashmë është në pronësi të MKRS-së. Ka filluar edhe fizibiliteti ku kanë konkurruar nëntë kompani. Ata janë përgjegjës për këtë punë”, shtoi numri dy i FFK-së, Agim Ademi.

Insajderi ka kërkuar një sqarim edhe nga komuna e Drenasit. Bekim Dobra zëdhënës i kësaj komune ka thënë se Drenasi është përgatitur për ndërtimin e stadiumit të ri në Korreticë të Lartë. Ndërkaq për stadiumin në Korretic ai ka thënë se nuk di asgjë.

“Zona ku planifikohet te ndërtohet Stadiumi ne Korrotice të Lartë, përballe Parkut të Biznesit është shpronësuar nga Qeveria qe po ashtu është bere edhe elaborati i asaj pjese. Komuna e Drenasit është e gatshme për fillimin e procedurave për fillimin e ndërtimit të tij”.

“Ne kemi lëshuar një komunikate ne lidhje me ketë rast, për momentin nuk kemi te dhëna të tjera, pos asaj qe edhe përfaqësuesit e Ministrisë se Kulturës kane qene ne vendin ku planifikohet ndërtimi. Për atë pjese me herët nuk e dimë, ne jemi të gatshëm si Komune me i krye të gjitha procedurat”, ka thënë më tej Dobra për Insajderin.

Por, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi ka fjalë të tjera. Ai ndërtimin e stadiumit në Drenas e quan të gënjeshtër kulluar.

“Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas”, ka deklaruar më herët Arifi.

Deri më tani mbetet gjithçka e paqartë për vendin se ku do të ndërtohet stadiumi i ri i Kosovës./Insajderi.com