“Drenasi komuna më transparente në Kosovë”, Kurti ia dorëzon çmimin Lladrovcit

“Drenasi komuna më transparente në Kosovë”, Kurti ia dorëzon çmimin Lladrovcit

Komuna e Drenasit ka përfomancën më të mirë për vitin 2019. Për këtë çmimin e pranoi kryetari i saj, Ramiz Lladrovci.

Atë ia ndau Ministria e Administrimit Lokal dhe e dorëzoi tek Lladrovci, kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Falënderoj qytetarët për bashkëpunim dhe zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar si më të mirën në vend”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Këtë çmim, kryetari Drenasit që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ia ka dedikuar Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

“Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, Kadri Veseli”.

Lladrovci shtoi se “do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për qytetarët e Drenasit”.

PDK synon edhe një mandat në Drenas në zgjedhjet. /Insajderi.com