Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gj" />

Drenasi ndalon gjuajtjen e mjeteve piroteknike

Drenasi ndalon gjuajtjen e mjeteve piroteknike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera, njofton Insajderi.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga data 21 dhjetor 2020 deri më 03 janar 2021.
“Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje, bëhet e ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro./Insajderi.com