Pasioni i tij i vërtetë janë makinat. Miftar Zabeli fillimisht kishte filluar me larjen e makinave në Gjermani, ndërsa sot është pronar i një kompani për shitjen e veturave, ku ka të punësuar 30 punëtorë.
Miftar Zabeli është një qytetar nga Skenderaj i cili në moshën 16-vjecare mori rrugën për në Gjermani, dhe pas tre viteve u detyrua të shpërngulet për në kryeqytetin e Anglisë.
Tash e gati njëzet vite Zabeli ka qenë banor i Londrës.
Pasioni i tij i vërtetë janë makinat. Ai fillimisht kishte filluar me larjen e makinave në Gjermani, ndërsa sot është pronar i një kompani për shitjen e veturave, ku ka të punësuar 30 punëtorë.
Zabeli në emisionin “Jeta” të KTV-së ka treguar për vështirësitë e fillimit të karrierës së tij dhe po ashtu nisjes së një jete të re në një shtet të huaj si adoleshent 16-vjeçar që nuk e njeh gjuhën.
“Në momentin kur kam shkuar atje dhe jam lajmërua azil, ju kam tregu sa vjeçar jam. E kanë thirre menjëherë socialen dhe kam qenë në mbikëqyrje, dhe kanë lyp një njeri të afërt temin për mua, për me më mbikëqyrë”, ka thënë Zabeli në emisionin e Jeta.
Ai profesionin e tij e kishte filluar me larjen e makinave. Tani, Zabeli ka profilin e një biznesmeni të suksesshëm në kryeqytetin e Anglisë.
“Punën e parë kam filluar me larjen e makinave në qytetin e Manhajm, dhe kam vazhdua në qatë veprimtari. Për disa vite kam punuar për Mercedes Benz”, deklaron ai.
Zabeli është shprehur se pa ndihmën e shqiptarëve në punë ai nuk do të ishte sot pronari i makinave në Londër. /Insajderi.com