Asambleisti në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka ironizuar me veprimin e Bekim Haxhiut për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.
Drenori ka publikuar disa fotografi në rrjetin social facebook ku deputeti i PDK-së sipas tij “po i shkon zhag kryetarit të komunës”, duke aluduar në Bekim Jasharin.
Sipas Drenorit, praktika “shef” është e vetmja mundësi për të mbijetuar politikisht.
“Shef shef, une e mbaj qesen… ti veq qit najsen… edhe e derdhi ne kontinjer! Deputeti i shkon “zhag” nje Kryetari komune… rast jashtzakonisht i ulet. Praktika “shef” e vetmja mundesi me mbijetu politikisht, fatkeqesisht! PS.: po kritikoj menyren e veprimit te tyre ne kete rast dhe jo personat per te cilet mbaj pozicion neutral ne angazhimet e tyre politike”, ka shkruar Drenori në rrjetin social facebook.
Në fotografitë e publikuara nga Drenori shihet afërsia e Haxhiut me kryetarin e Skënderajt.
Haxhiu me Jasharin janë parë të afërt edhe në protestën e para një jave, për ta ndaluar vizitën e Vuçiqit në Banjë. /Insajderi.com