Drenori refuzon ofertën e Lladrovcit për postin e drejtorit të Urbanizmit

Drenori refuzon ofertën e Lladrovcit për postin e drejtorit të Urbanizmit

Asamblisti Komunal në Drenas, Xhavit Drenori, ka bërë të ditur se e ka refuzuar ofertën e kryetarit Ramiz Lladrovci për pozitën e drejtorit të Urbanizmit.

“Dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal, Kryetari publikisht me ofroj këtë pozitë duke aluduar se unë kam qenë kritikuesi i vazhdueshëm i punës së këtij dikasteri në të kaluarën”, ka sqaruar ai në llogarinë e tij në facebook.

“Kjo ofertë prapë u bë publikisht, dhe publikisht ju përgjigja se në parim jam të ndihmoj Kryetarin në ngritje të performancës në këtë Drejtori, duke menduar që oferta ishte më tepër për konsum media”, ka shtuar ai.

“Megjithatë pak më vonë Kryetari me kontaktoj zyrtarisht dhe Drejtorin aktual e zhvendosi në një pozicion tjetër duke krijuar edhe praktikisht hapësirë për diçka konkrete”, vijon Drenori.

Por pas konsultimeve, Drenori ka ardhur në përfundim se nuk mund të jetë pjesë e ekzekutivit t tanishëm.

“Pas debatit me struktura të subjektit që e koordinoj unë “VIZIONI për DRENSIN”, erdhëm në këtë përfundim: Nuk mund të jemi në pjesë e Ekzekutivit të tanishëm, respektivisht nuk mund ta pranojmë të menaxhojmë Drejtorinë e Urbanizimit, për këto arsye:

  1. Afati është i shkurtër për të shtyrë përpara programin tonë për ndryshime në këtë dikaster, duke pasur parasysh problemet e grumbulluara me vite.
  2. Ende nuk kemi parë seriozitetin e duhur nga Kryetari Lladrovci për ndryshime në substancë, meqë Drejtorët që kishin keqmenaxhuar, sidomos në Drejtorinë e Arsimit dhe Urbanizmit në vend të shkarkimit dhe thirrjes para përgjegjësisë, Kryetari i ka avancuar në pozita në ekzekutiv, respektivisht në administratë.
  3. Përveç disa shenjave pozitive në monitorim të projekteve gjatë realizimit në teren (rasti i rrugës në Komoran), Kryetari Lladrovci ende nuk ka arritur të prezantojë në publik listën me uzurpatorët e pronës/aseteve komunale si dhe listën me ndërtime të larta jashtëligjshëm.

Unë sot isha në takim me Kryetarin Lladrvoci të cilin e falënderova për ofertën dhe ja komunikova arsyet e mospranimit”, ka numëruar arsyet asamblisti Drenori.

Nga pozicioni i anëtarit të Kuvendit Komunal dhe nga pozicioni i anëtari të Komisionit për monitorimin e projekteve në terren, Drenori ka thënë se do të vazhdojë të jetë në terren, aty ku kërkohet nga qytetarë dhe më këtë edhe ta ndihmojë ekzekutivin.

“Unë dhe ekipi im e inkurajojmë Kryetarin Lladrovci të vazhdojë me ndryshime në menaxher të dikastereve qeverisëse dhe i urojmë suksese”, ka përfunduar ai./Insajderi.com