Dreshaj: Djali i një drejtori ka shfrytëzuar shtëpinë e kulturës për diskotekë

Dreshaj: Djali i një drejtori ka shfrytëzuar shtëpinë e kulturës për diskotekë

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka thënë se djali i një drejtori komunal e ka shfrytëzuar shtëpinë e kulturës në Istog për diskotekë.

Dreshaj, në emisionin “Duel D” në RTV Dukagjini në përballjen me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka numëruar keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së Rugovës në Komunën e Istogut.

“Sa për ilustrim po përmend rastin kur djali i drejtorit Bedri Hajzeraj, ka shfrytëzuar shtëpinë e kulturës për diskotekë, pa paguar tatim, pa paguar rrymë, pa paguar asgjë”, ka thënë Dreshaj.

Ai gjithashtu ka përmendur investimet që janë duke u bërë në tri javët e fundit, në projekte të ndryshme infrastrukturore, kanë mbetur pa u paguar fare.

Dreshaj ka thënë se sapo të marr mandatin e kryetarit do të kërkojë auditim, për të konstatuar borxhet që ka komuna, ai tha që këtë auditim do ta bëjë edhe për drejtoret e komunës sepse kemi shkelje të pa numërta.