Dreshaj i AAK-së kërkon nga Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi për vaksinat e Pfizer

Dreshaj i AAK-së kërkon nga Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi për vaksinat e Pfizer

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që është edhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar raportim nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia për debatet e fundit që lidhen me refuzimin apo jo të vaksinës Pfizer.

Dreshaj thotë se sigurimi i vaksinave është përgjegjësi shtetërore.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.

Sigurimi i vaksinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./Insajderi.com