Dreshaj: Javën e ardhshme festohet për fitoren e madhe

Dreshaj: Javën e ardhshme festohet për fitoren e madhe

Gani Dreshaj, kandidati i AAK-së për Istogun, gjatë vizitës në fshatin Gurrakoc, u kërkoi votën banorëve të këtij fshati.

“Gurrakoci për shumë vite ka qenë bastion i LDK-së, por aq shumë janë lodhur nga injorimi që iu ka bërë me vite Haki Rugova, sa që banorët e këtij fshati me parametra të një qyteti të vogël nuk ia mbajnë mend një punë më të voglën kryetarit në ikje”, u shpreh Dreshaj.

“Unë i premtoj Gurrakocit dhe banorëve të Istogut në tërësi se do të jem i të gjithëve, se do të jem në lagjet e juaja në çdo javë për tu njohur meproblemet që keni, por edhe zgjidhjen e tyre”, tha ai.

Sipas tij javën e ardhshme do të festohet për “fitoren e madhe, e madhe ngase Istogun po e presin ditë të mbara”.