Dreshaj, ndonëse i zhgënjyer me rezultatin, ka një kërkesë për votuesit e tij

Dreshaj, ndonëse i zhgënjyer me rezultatin, ka një kërkesë për votuesit e tij

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook u është drejtues të gjithë votuesve të tij.

“Më shumë se 10 mijë votuesit e mi të dashur, iu bëj thirrje për qetësi e maturi pas gjithë zhgënjimeve të padrejta që keni marrë këto ditë”, ka shkruan ai.

Megjithatë, ai pret kthesa të mëdha, pasi beson se kanë argumente të mjaftueshme për organet e drejtësisë.

“Por, dua të iu garantoi se asgjë nuk ka përfunduar. Presim kthesa pozitive në rezultat pasi që kemi bazë të fuqishme në ankesat e tona që do iu dërgohen organeve kompetente”, ka shtuar ai.

“Po pranoj shumë mesazhe përkrahëse, por shpejt do ta kemi mesazhin final, mesazhin e fitores të cilët e vulosët ju me votën tuaj në zgjedhjet e 17 dhjetorit”, ka vazhduar Dreshaj.

“Unë si kandidat dhe ne se parti po presim kohën e shqyrtimit të ankesave të cilat do të dorëzohen me fakte të argumentuara për çdo shkelje që na është bërë. Shkelësit e votës së lirë, blerësit e votave, shantazhuesit, vjedhëshit e votave do të japin përgjegjësi për dëmtimin e këtij procesi”, ka përfunduar ai./Insjaderi.com