Infektologu, Shemsedin Dreshaj ka thënë se arsyeja pse ka hyrë në politikë është për të përmirësuar arsimin dhe shëndetësinë në Kosovë, transmeton Insajderi.
Ai ka thënë se tërë angazhimin e tij si deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta fukusojnë në këto dy çështje, duke i kontribuuar mirëqenies së popullit të tij.
“Tërë dijen time, tërë bagazhin tim akademik dhe profesional do t’i shfrytëzoj kryesisht në dy segmente, që segmentin e arsimit dhe të shëndetësisë në Kosovë të arrijmë t’i përmirësojmë, por edhe të ofrojmë një shërbim të kënaqshëm për nxënësit dhe studentët tanë, por edhe për nevojat e pacientëve”, ka thënë Dreshaj në Klan Kosova.
Shemsedin Dreshaj arriti që të bëhet deputet i legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës, pasi atij ia liroi vendin bashkë partiaku i tij Daut Haradinaj./Insajderi.com