
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetarë të Istogut, Gani Dreshaj ka njoftuar se ka organizuar transport falas për studentët nga Prishtina për në Istog për të votuar për balotazh.
“Të premten në orën 17:00 kam organizuar për ju që të udhëtoni falas me autobusa nga Prishtina për në Istog që të shfrytëzoni edhe ju të drejtën për të votuar. Nisja bëhet nga stacioni i autobusave në Prishtinë me kompaninë “Berisha””, njofton Dreshaj.
Dreshaj po ashtu tha se edhe kthimi nga Istogu për në Prishtinë po bëhet pas asnjë shpenzim, të dielën në orën 17:00 nga e njëjtë kompani.
“Tash e tutje shpenzimet për udhëtimet e juaja në Prishtinë do të jenë minimale pasi që unë do të mbajë fjalën për të bërë biletën 10 euro për studentë për katër udhëtime në muaj”, thuhet në njoftimin e Dreshajt.